Universiteti i Prishtinës ka organizuar konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, tha se kjo konferencë ka mbledhur mendjet e shkëlqyera nga të gjitha vendet, prandaj edhe është ndër më të rëndësishmet.
“Kjo konferencë është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit, duke bashkuar mendje të shkëlqyera nga fusha të ndryshme studimi, kultura të ndryshme dhe vende të ndryshme. Është përmes kësaj sinergjie njohurish dhe eksperience që ne mund të arrijmë madhështinë, duke thyer kufijtë e të kuptuarit tonë dhe duke hapur rrugën për një të ardhme më të ndritshme”, ”, tha ai.
Bora Shpuza nga MAShTI, tha se si ministri janë të angazhuar që të lehtësojnë kushtet e studimit për studentët e Universiteteve.
Ajo foli edhe për finalizimin e Ligjit për arsimin e lartë me qëllim zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë për të rritur cilësinë në arsim.
“Shkenca është shtylla që formon bazat më racionale të çdo arritjeje në jetë duke u bazuara në hulumtime të sakta dhe rezultate të bazuara në prova”.
“Për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë për të rritur cilësinë dhe për të konsoliduar integritetin akademik të institucioneve tona të arsimit të lartë ne jemi duke finalizuar Ligjin për arsimin e lartë dhe Projektligjin për agjencinë të akreditimit me qëllim të lehtësimit të kushteve të studimit për studentë në universitetet publike”, tha ajo.
Ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë tha se ky projekt i adreson boshllëqet dhe sfidat afatgjata në institucionet arsimore dhe kërkimore, për çka edhe kërkoi më shumë përkrahej.
“Fillimi i këtij projekti sfidues filloj brenda nëntorit 2019 dhe synon të adresojë boshllëqet dhe sfidat afatgjata në institucionet arsimore dhe kërkimore”, tha ajo.
Kurse Danijela Barishiç, ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha së është mirë që Ministria e Arsimit po e përkrah Universitetin, që është parakusht për zhvillim, raporton EO.
“Institucionet e arsimit të lartë dhe shoqëritë shkencore këtu në Kosovë duhet të kenë parakushtet e nevojshme për të marrë pjesë në shkëmbimin e njohurive dhe në kërkimin ndërinstitucional. Prandaj është shumë mirë të dëgjosh që Ministria si dega ekzekutive do të vazhdojë të mbështesë Universitetin”, tha ajo.