Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa nga ana e qeverisë ende nuk është lëshuar ndonjë njoftim sa i përket këtij takimi.
Ndërkohë është paralajmëruar gjatë javës vizita në Kosovë e Emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Escobar do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën.