Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për votimin që Kuvendi i Kosovës pritet të bëjë për transformimin e FSK-së në ushtri.
Ai ka dhënë një këshillë përmes një postimi në Twitter.
“Kuvendi voton sot, por që të rikujtojmë që siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë – dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjët – për aq sa edhe forcimi i profesionalizmit të forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.