Ambasadori amerikan në NATO: Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, por Aleanca duhet të përshtatet

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka marrë pjesë në Samitin e Mbrojtjes dhe Hapësirës, të Euronews 2026.

Ai ka bërë të ditur se aty, është diskutuar për gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën strategjike, ku ai përcolli mesazhin se SHBA-të mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s.

‘’Ishte kënaqësi të diskutoja për gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën strategjike në Samitin e Mbrojtjes dhe Hapësirës të @euronews 2026.

Mesazhi im ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s. Por NATO duhet të përshtatet. @POTUS po i bën thirrje Aleancës që të fokusohet te investimet, kapacitetet dhe paqja përmes forcës’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme