Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shkëlqesinë e Tij z. Nicholas Abbott.
Në një atmosferë shumë miqësore dhe të dobishme u bisedua për zhvillimet që po ndodhin në Komunën e Fushë-Kosovës.
Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.