Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori britanik bën thirrje që Deklarata për të Zhdukurit të gjejë zbatim sa më shpejt

Ambasadori britanik bën thirrje që Deklarata për të Zhdukurit të gjejë zbatim sa më shpejt

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Bruksel mbi Deklaratën për të Zhdukurit. Ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të nis zbatimi i kësaj deklarate në mënyrë që të zbulohet fati i të pagjeturve nga lufta e fundit. “Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe […]

Ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të nis zbatimi i kësaj deklarate në mënyrë që të zbulohet fati i të pagjeturve nga lufta e fundit.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveria e zbaton atë. Ndaj bëj thirrje për zbatimin e shpejtë të deklaratës me në qendër nevojat e familjeve”, ka shkruar Abbott.

Të ngjashme