Ambasadori britanik shkon në Novobërdë, i lumtur që përcolli nga afër procesin e votimit

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në Novobërdë të Gjilanit, për të përcjellë nga afër procesin e votimeve.

“Kanë mbetur edhe 90 minuta për të shfrytëzuar të drejtën për të dalë dhe votuar”, ka shkruar ambasadori në Facebook ku ka shpërndarë edhe disa fotografi.

“Ishte e mrekullueshme të isha me ekipin tonë në Novobërdë dhe Gjilan, duke parë shumë njerëz nga komunitete të ndryshme duke bërë pikërisht këtë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme