Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Bilall Sherifi, shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA-s, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar, Ruairí O’Connell dhe Devin O’Shaughnessy, Drejtor i Programit të “Westminister Foundation for Democracy” me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim u prezantua programi i “Westminister Foundation for Democracy” për përkrahje dhe zhvillim të partive politike në Kosovë, projekt ky i lansuar javën e kaluar në Parlamentin e Kosovës, ku ishte edhe Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson.
Drejtuesit e këtij projekti u njoftuan nga afër me programin, statutin, organizimin dhe funksionimin e NISMA për Kosovën.
Në fund u shprehë gatishmëria nga të dy palët për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.