Ambasadori Cana ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë për lirimin e tij nga pozita që ai mbanë.

Ai përmes një postimi në Facbook, tha se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.

Cana ka shtuar se ishte nder i veçantë të shërbej si ambasador i Kosovës në Bullgari.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari!

Së shpejti do të përfundoj misionin tim.

Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme