Ambasadori i Çekisë Pavel Bilek, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se BE-ja duhet t’i ofrojë ndihmë këtij rajoni për t’i përballuar pasojat, raporton Ekonomia Online.
Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian ai shtoi se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.
“Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre pasojave dhe BE nuk duhet ta harroj Ballkani, duhet t’i ofrojë ndihmën për t’i përballuat këto pasoja”.
“Kosova ka treguar qartësisht rreshtimin e saj me BE dhe Amerikën duke i mbështetur sanksionet pa ndonjë hezitim, ju i ndani vlerat evropiane dhe ne i vlerësojmë këto”.
“Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar në Ballkani Perëndimor dhe është duke e ndihmuar Kosovë”, tha ai.