Ambasadori Durmishi shpërndanë deklaratën ku kryediplomati shqiptar i kërkon Kosovës koordinim me aleatët

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar sot për seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Serbia për shkak të veprimeve të fundit të Kosovës që lidhen me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele.

Hasani ka vënë theksin tek deklarata e Ambasadores amerikane, Linda Thomas-Greenfield, për sulmet akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë jashtë Kosovës dhe ka shtuar se “s’është e nevojshme vetëm të dënohet Banjska. Ne duhet të sigurohemi që ajo s’përsëritet kurrë më”.

Në këtë reagim të tij Hasani ka thënë se Shqipëria qëndron me Kosovën sa i përket çdo kërcënimi nga jashtë, ndërkohë që ka potencuar se Shqipëria vazhdon të theksojë tek lidershipi i Kosovës rëndësinë e koordinimit me aleatët kryesor.

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, ka shkruar Hasani.

Të ngjashme