Ambasadori francez i shkonë në Zyrë Kryeministrit në detyrë për t’u pëshëndetur

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Haradinaj ka shkruar se ambasadorin e ka falënderuar për angazhimin e tij në proceset politike.

“Ambasadorin Chabert e falënderova për angazhimin e tij në proceset politike në vend dhe në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën, si dhe shpreha përkushtimin tonë për avancimin e këtij partneriteti në fushat e interesit të dyanshëm, me theks të veçantë në këmbimet tregtare dhe ekonomike”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova e konsideron Francës aleat të saj.

“Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme