Ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, ka falënderuar presidetin francez, Emmanuel Macron, për ftesën e bërë në Pallatin Élysée, të cilët më pas biseduan me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
“Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij.
“Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci!”, thuhet tutje në statusin e tij.