Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar politikanët e Kosovës që edhe pas herës së pestë nuk është kaluar në Kuvend, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ai ka thënë se për të luftuar efektet negative në ekonomi të shkaktuar nga pandemia, duhet të gjithë të bashkohen. Ai ka thënë se është rast unik në Evropë një veprim i tillë siç po ngjan në Kosovë.
“Lufta kundër efekteve negative në ekonomi të shkaktuara pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët. Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë të shoh këtë…se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar Rohde në Twitter.