Tahiri: Projektligji për rimëkëmbje s’është elektoral, duhet miratuar javën e ardhshme

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike s’është elektoral dhe duhet të miratohet javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Tahiri këto komente i ka bërë në konferencën e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me temën “Javët e Biznesit Kosovar 2020”.

Tahiri ka thënë se në Kosovë ka burra e gra që edhe në gjendje të vështirë mund ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Kjo është një mesazh që në këtë vend ka shpirt të ndërmarrësi dhe ka burra e gra që edhe në kushte të vështira ja dalin ta mbajnë gjallë ekonominë. Porosia ime për ju është, ju duhet të bëni gjithçka në fuqinë e juve si AKB për të promovuar dhe të rrit vetëdijen e qeverisë në raport me punën që e bënë sektori privat”.

“Projektligji për rimëkëmbje e ekonomike nuk është ligj elektoral dhe duhet ta miratojmë këtë ligj javën e ardhshme”, tha Tahiri.

Të ngjashme