Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga klasa politike në vend që sa më shpejt të formohet Qeveria e re, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Kuvendi duhet të mblidhet sa më parë pasi që ka shumë punë për të bërë.
Sipas tij, arsimi është kyç e pastaj tregu i punës.
“Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formoheni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin pasi ka shumë punë që duhet të bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”.
“Ekziston një sfidë që mund të përmbushet po që ndodhet jashtë vendit e që është keqkuptimi që ka të bëjë me imazhin. Njerëzit e kanë mendimin se Kosova është një vend i dalë nga lufta, por kjo ndryshon sapo njerëzit vijnë në Kosovë. Ka gjëra që vërtetë mund të trajtohen këtu, së pari është çështja e aftësive të tregut, arsimimi, a është gjithmonë e nevojshme për të pasur një diplomë. Si mund të marrin staf të kualifikuar, këta nuk janë akademikët, por teknikët. Ka të bëjë me aftësimin e fuqisë punëtore. Pika tjetër, besueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Një pikë tjetër si infrastruktura ligjore, juridike, investitorët ju duhet të presin me vite për të marrë vendimin për të vazhduar me një projekt”.
Këto komente Heldt i bëri tryezë me temën “E ardhmja e zhvillimit të Kosovës. Çka mund të bëjë Qeveria e re”, organizuar nga Instituti Riinvest.
Ekonomistja në Grupin e Bankës Botërore, Asli Senkal, tha se buxheti është vonuar këtë vit dhe nëse prapë vazhdohet me këto vonesa atëherë do të ketë ulje të rritjes ekonomike.
“Kosova ka krijuar kompani shumica e tyre mikro me rritje të kufizuar si në aspektin e të ardhurave ashtu edhe të punësimit. Një rebalancim drejt investimeve dhe eksporteve me të larta, një mjedis më dinamik i sektorit të zhvillimit me të qëndrueshëm të vendit. Buxheti është vonuar në këtë vit andaj nëse edhe në vitin e ardhshëm vonohet do të kemi ulje të rritjes ekonomike. Presim që politikat fiskale të jenë të qëndrueshme. Nëse rrisqet fiskale nuk ruhen kjo mund të ndikoj në përbërjen e buxhetit. Zbutja e këtyre rreziqeve fiskale është parakusht fillimin e trajtimit të sfidave afatgjata të rritjes ekonomike të Kosovës”, ka thënë ajo.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani, tha se nuk Kosovë nuk janë problem vetëm pagat, por edhe kushtet e punës që implikon politikat e Ligjit të Punës.
Ai ka kërkuar që të ndryshohet cilësia e të dhënave ngase po ka probleme në mbledhjen e këtyre të dhënave.
“Duhet të ketë një mënyrë tjetër për ta shikuar tregun e punës. Të ndryshohet cilësia e të dhënave pasi po kemi probleme për mbledhjen e të dhënave. Figura më mbresëlënëse që është papunësia dhe një shkallë e madhe e mosaktivitetit sidomos e grave. Kujdesi për fëmijët në Kosovë edhe pse është në dispozicion nuk është i përballueshëm. Njerëzit po ikin po largohen. Nuk janë vetëm rrogat është problem edhe kushtet e punës që implikon politikat e ligjit të punës. Duhet të eliminohen disa shpërputhje. Duhet të ketë kujdes shumë të madh të implikimit të rrogave në sektorin publik. 2.13 proporcioni mes sektorit publik dhe kokë banorit. 7200 euro në krahasim me 3600 të bruto produktit për kokë banor. Kjo krijon probleme”, ka thënë ai, raporton EO.