Deri sot 387 persona janë të infektuar me Coronavirus në Kosovë, kjo pas 10 rasteve të reja që u konfirmuan mbrëmë.
E kjo rritje e numrit po cilësohet si diçka jo e mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Ai ka kërkuar nga kosovarët të respektojnë masat e institucioneve gjegjëse.
“Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt në Twitter.