Ushtruesi i Detyrës së rektorit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Temaj me këtë rast tha se
“është nder dhe kënaqësi që pret në takim ambasadorin e një shteti që ka mbështet Kosovën në shumë procese të rëndësishme dhe ka dhënë mbështetje të madhe për themelimin dhe zhvillimin UPZ-së në përgjithësi, në veçanti degën e gjuhës gjermane”.
I pari i UPZ-së e falënderoi ambasadorin për sjelljen e profesorëve nga Austria dhe për dhurimin e një fondi të madh me libra në UPZ.
Ai u zotua se bashkëpunimi me ambasadën austriake do të vazhdoj dhe do të zgjerohet. Ai shtoi se janë duke bërë përpjekje maksimale për riakreditimin e degës së gjuhës gjermane.
Ndërkaq diplomati austriak pasi e falënderoi u.d. Rektorin Temaj për detyrën e re, theksoi se
“bashkëpunimi mes UPZ-së dhe Ambasadës së Austrisë në Prishtinë është më i madhi pas Universitetit të Prishtinës”
Pfandler shtoi se
“këtë universitet e kanë mbështetur në vazhdimësi në mënyra të ndryshme ndërsa kanë besim se do të vazhdoj bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Ndërsa e veçoi hapjen zyrës së OEAD-së në UPZ, sjelljen e profesorëve nga Austria për ligjërata dhe sjelljen e një fondi të konsiderueshme të librave, për realizimin e të cilave ai e falënderoi menaxhmentin e UPZ-së”
Ndër të tjera në kontekst të ri-akreditimit të degës së gjuhës gjermane në UPZ, Ambasadori i Austrisë tha se
“nuk mund të paramendojmë që në UPZ nuk do të vazhdojë dega e Gjuhës gjermane duke marr për bazë investimet që janë bërë dhe planet për të ardhmen, duke pasur po ashtu në konsideratë numrin e madh të studentëve që janë duke studiuar por edhe ata që dëshirojnë të studiojnë në të ardhmen”.
Edhe pse Ambasadori Pfandler përmendi se ata nuk ndërhyjnë në institucione të pavarura siç është Agjencioni për Akreditim, për pavarësinë e së cilit edhe ata janë kujdesur.
Por sipas tij “nga takimet që ka pasur me dekanin, rektorin dhe mësimdhënës të këtij fakulteti ka vërejtur se ekzistojnë mundësi për plotësimin e kërkesave dhe për riakreditim, që shpreson që do të ndodhë. “Është e pa imagjinueshme që të mos ketë degë të gjuhës gjermane në UPZ”, njofton Universiteti i Prizrenit përcjellë Klan Kosova.
Menaxhmenti i UPZ-së bëri të ditur se do të bëjnë gjitha përpjekjet që të shpëtojnë degën e gjermanistikës, duke plotësuar gjitha kriteret.