Britania reagon pas arrestimit të ambasadorit gjatë protestave

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasdori britanik në Iran, Robert Macaire u arrestua dje gjatë kohës që qindra mijëra qytetarë po protestonin për aksidentin fatal të 8 janarit ku humbën jetën 176 njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar Dominic Raab, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, i cili e quan këtë veprim të Iranit kundër Robert Macaire si një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar.

Raab ka paralajmëruar Iranin se rrezikon të bëhet një “shtresë e ulët” ndërkombëtare pasi ambasadori britanik u arrestua gjatë protestave antiqeveritare në Teheran.

Ambasadori shtoi se arrestimi i diplomatëve është natyrisht i “paligjshëm” në të gjitha vendet./KK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme