Bie në pranga të Policisë 18 vjeçari që kreu marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren nga Prishtina

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Është raportuar ekskluzivisht për një rast në Prishtinë, ku një 15-vjeçare e ka lajmëruar babain e saj në Polici duke thënë se është sulmuar nga ai, për shkak të një lidhje dashurie. E njëjta ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale disa herë me të dashurin e saj, mirëpo i njëjti nuk është arrestuar deri sot.

Burimet e Sinjali njoftojnë se edhe i dyshuari që ra sot në prangat e Policisë është 18-vjeçar. I riu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa ka deklaruar se ka qenë në lidhje me 15-vjeçaren dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale me dëshirën e tyre.

Siç mëson Sinjali, pas intervistimit, është njoftuar prokurorja kujdestare dhe i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Para dy ditësh, vajza ka deklaruar në Polici se është në lidhje me një person nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ku gjatë kësaj kohe ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me të njëjtin, me dëshirë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas intervistimit të saj, prokurorja ka dhënë urdhër të iniciohet rasti “dhunim” dhe të ndërmerren veprimet hetimore që të sigurohet edhe prezenca e të dyshuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme