Dy të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë të enjtes janë raportuar dy raste të dhunës në familje ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas policisë, në Graçanicë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Tutje, është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme