Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit.
Ai në një mesazh për zgjedhjet në Kosovë ka thënë se procesi ishte i rregullt dhe kur fiton demokracia fitojnë të gjithë.
“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!”, ka shkruar ai.