Ambasadorit i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier do të ketë ndikim që në Kosovë të përshpejtohen shumë procese.
Kështu të paktën po vlerëson, Agim Rexhepi kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas tij, ambasadori i njeh mirë zhvillimet në Kosovë që nga pas lufta, por edhe ato në Ballkan.
“Një personalitet që ka kryer shumë punë të fuqishme para luftës, pas luftës jo vetëm në Kosovë mirëpo edhe në Ballkan e në Evropë. Faktikisht është i njoftuar me proceset që zhvillohen me proceset që rreth Kosovës dhe rreth Ballkanit, njëkohësisht me veprimin e tillë ai do t’i përshpejtojë proceset sepse e ka atë aftësi”.
Edhe emërimet e amasadorëvë të rinj amerikan në rajon sipas tij, do të kenë efekte pozitive, ngase do të stopohet veprimi i ndikimit rus, duke pohuar se do të vendoset stabilitet në Ballkan.
“Mendoj që efektin do ta shtoj edhe më shumë emërimi i ambasadorit Kristofer Hill në Beograd si dhe emërimi i një ambasadori shumë të fuqishëm në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë mënyrë mendoj që në mandatin e presidentit Biden do të zgjidhen shumë çështje rreth Kosovës, rreth Bosnjës si dhe rreth Ballkanit”.
“Mendoj që në këtë formë do të stopohet veprimi i ndikimit të elementit rus, kinez, iranian dhe disa forcave të tjera. Mirëpo më në fund mendoj se një herë e mirë do të parandalohen ose do të zgjidhet çështja e Kosovës. Ne jemi për çështjet e Kosovës që të zgjidhen, mirëpo pa u zgjedhur çështja e Ballkanit në tërësi nuk do të ketë stabilitet”.
Rexhepi konsideron se ambasadori Hovenier do të ketë bashkëpunim edhe me Qeverinë si dhe institucionet e Kosovës.
“Ai ka qenë i njoftuar dhe ka qenë i angazhuar në procese pas lufte rreth çështjeve të Kosovës, rreth zgjidhjeve edhe statusit politik. Mirëpo edhe proceseve të nxjerrjes së dokumenteve të caktuara. Mirëpo mendoj se në mënyrë indirekte ka ndikuar shumë edhe rreth lobimit. Përvoja e tij do të ndikojë shumë që institucionet të Kosovës si dhe të BE-së të lëvizin ingranazhet në drejtimin e duhur”.
“Unë mendoj që brenda mandatit të tij, shpresoj që do të zgjidhet edhe statusi dhe do të arrij deri tek njohja në mes të Kosovës dhe Serbisë”.