Ambasadori i Rurisë në Beograd Aleksandar Bocan Kharchenko ka thënë se presioni mbi Serbinë për ta njohur Kosovën nuk do të ketë sukses pasi sipas tij pozicioni i presidentit Vuçiq është konsistent dhe i dinjitetshëm.
“Duke ditur pozicionin e Serbisë në faza të ndryshme të negociatave për statusin e Kosovës dhe pozicionin më të qëndrueshëm të Presidentit Vuçiq, mendoj se tani një presion i tillë nuk do të bëjë atë që ata që e përdorin do të dëshironin të merrnin nga Serbia”, ambasadori rus i tha Tanjugut, transmeton Gazeta Express.
Ai kështu u përgjigj në pyetjen nëse beson se Serbia mund t’i rezistojë presionit për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe se një nga argumentet për presion është bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
“Pozicioni i Serbisë është mjaft i qartë dhe i qëndrueshëm, njohja është e pamundur dhe ka gatishmëri për negociata dhe kompromis,” shtoi Bocan-Kharchenko.
Ai gjithashtu kujtoi se duhet të kihen parasysh vijat e kuqe.
“Sa i përket Rusisë, ne jemi një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, ne jemi gjithmonë me Serbinë dhe Serbia gjithmonë mund të mbështetet në Rusi, por asnjë zgjidhje për çështjen e Kosovës nuk mund të gjendet pa pëlqimin dhe miratimin e Këshillit të Sigurimit ,”, tha Bocan-Kharchenko.