Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka vizituar ushtrinë serbe e cila ndodhet në Rashkë dhe afër Jarinjes.
Alexander Botsan-Kharchenko, i cili u emërua ambasador i Federatës Ruse në Serbi në korrik të vitit 2019, ka vizituar trupat serbe të cilat janë vendosur afër kufirit me Kosovën, transmeton Gazeta Insajderi.
Kujtojmë që në veri të Kosovës, situata mbetet e tensionuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa të automjeteve të veturave nga Serbia.
Ky vendimi i Qeverisë së Kosovës, i cili është duke u zbatuar nga Njësitë Elitare Policore ka bërë që serbët lokal, të përkrahur nga Beogradi, të protestojnë duke vendosur barrikada në rrugë.