Ambasadori i ShBA-së në Pragë, rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, i cili po merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit të organizuar e drejtuar nga Republika e Çekisë,është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Pragë, Stephen B. King.

Përmes Facebook, Vllahiu ka shkruar se ambasadori Stephen B. King ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare

“Ishte nder të takohesha me Ambasadorin e SHBA në Pragë, z. Stephen B. King, i cili këtë mëngjes vizitoi Ambasadën e Kosovës në Pragë për ta riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Vllahiu.

https://www.facebook.com/vllahiuarber/photos/a.112358139463496/408673399831967/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme