Ambasadori i Suedisë në Kosovë jep disa modele për themelimin e Asociacionit

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, duke folur rreth çështjes së Asociacionit, ka listuar disa modele evropiane për themelimin e Asociacionit.

Si rezultat që në disa raste, zyrtarë amerikanë, i kanë kërkuar shtetit të Kosovës që të paraqes në tryezë, ide për krijimin e asociacionit, Westerlund tha se mund të shikohen disa modele.

”Ka disa modele që mund të shikohen. Ju e përmendet Ishujt Oland, ka tjera minoritete që ju mund të shikoni, duke pasur një asociacion apo jo. E keni rastin e hungarezëve në Rumani, pastaj sllovakët në Vojvodinë, keni shumë raste interesante në Zvicër dhe në Itali po ashtu.” – tha ambasadori në Klan Kosova.

Sipas tij, këtto versione vlenë të shikohen, teksa ka theksuar mbështetjen ndaj emisarit Lajçak.

”Mendoj se ja vlen të shikohen, por unë dua të nënvizoj mbështetjen e plotë për zotëri Lajçak, dhe që të gjitha marrëveshjet e kaluara mbi të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia, duhet të zbatohen.” – tha suedezi.

Të ngjashme