Ambasadori italian në Kosovë paralajmëron: Vala e dytë e pandemisë po vjen

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se nuk duhet bërë gabime, pasi vala e dytë e pandemisë COVID-19 po vjen.

Ai ka thënë se mënyra e vetme për t’u kujdesur për ekonominë dhe shëndetin është mbajtja e maskës, pastrimi i duarve dhe mbajtja e distancës.

“Mos bëni gabime: vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonomi dhe evituar mbylljen: mbajtja e maskës, larja e duarve, mbajtja e distancës & në mënyrë absolute evitimi i turmave. Secili duhet të kryejë detyrën e vet”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Orlando ka pritur sot në takim drejtuesin e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19, Lul Rakën dhe po ashtu stafin mjekësor ushtarak të Italisë që ka asistuar Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme