Ambasadori italian, pritet nga Shkëlqim Devolli në “Comodita Home”, magjepset me punën në fabrikë

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu bashkë me bashkë me drejtoreshën e Departamentit Ekonomik në ambasadë, Daniela De Giorgi kanë vizituar fabrikën “Comodita Home”.

Ata janë pritur nga pronari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli dhe drejtori ekzekutiv i “Comodita Home”, Eroll Shabi.

De Riut i janë prezantuar hapësirat e fabrikës ku dhe është njoftuar për kapacitetet e prodhimit dhe gamën e gjerë të produkteve inovative, duke nisur nga dyshekët, jastëkët dhe mbishtresat e dyshekëve.

Nikoqirët gjithashtu e njoftuan ambasadorin italian për eksportin që “Devolli Corporation” e bën në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

De Riu dhe De Giorgi janë shprehur të fascinuar me punën që bëhet në Comodita dhe rrjetin e dyqaneve të saj.

Gjatë vizitës është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të “Devolli Corporation” dhe bizneseve italiane, duke nisur nga aspekti i sigurimit të lëndës së parë dhe sigurimit të makinerive.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë të shihet potenciali i korporatës dhe mundësisë së krijimit të urave lidhëse në fushën e tekstilit, të ushqimit dhe teknologjisë.


Të ngjashme