Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e sektorit minerar.
Sipas tij, edhe pse Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë dhe pak është bërë në zbulimin në shfrytëzimin e mineraleve, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri në konferencën ndërkombëtare me titullin: “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.
“Kosova hyri në dekadën e dytë të pavarësisë dhe pak është bërë në zbulimin në shfrytëzimin e mineraleve. Nuk na pengon asgjë për t’i nxitur këtë bashkëpunim me eksperiencat e duhura në mënyrë që në të krijojmë një hartë të rëndësishme për të paraqitur investitorët potencial”.
“Ne jemi dy tregje të vogla, por ky treg mund të zmadhohet me punën tonë të përbashkët për të paraqitur tek donatorët tanë sidomos tek zonat në kufi”.
“Unë do të apeloja që të krijohet një komision i përbashkët ad-hoc për tu marr me një projekt të prekshëm të ju paraqitet dy qeverive për të dalë me një paketë sidomos në bregun tonë kufitar”.
“Unë kam besim të plotë që vëllezërit e të dy anëve kanë mundësi potenciale për të bërë një projekt madhor që mund ta kthej Kosovën në zonë tepër të rëndësishme minerare, por do të krijojmë mundësinë edhe të krijimit të mijërave vendeve të punës ne të dy anët në këtë fushë tepër të rëndësishëme”.
Zëvendësministëri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Enis Aliko, tha se ky sektor është i privatizuar dhe operojnë vetëm subjekte private.
Edhe pse tha se ekzistojnë ligje që mundësojnë dhe krijojnë kushte për investime, shtoi se siguria në vendin e punës mbetet problem, raporton EO.
“Në Shqipëri ky sektor është krejt i privatizuar operojnë vetëm subjekt private dhe legjislacioni në fuqi krijojnë kushte shumë të mira për tërheqjen e investimeve”.
“Sot qeveria shqiptare inkurajon ë nxitjen e investimeve. Përveç sektorit të nxjerrjes qeveria është e interesuar në tërheqjen e investimeve në përpunimin e tyre”.
“Siguria në punë është një nga problemet që ne shikojmë në sektorin e minierave në Shqipëri”.