Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori rus kërkon të mos ushtrohet presion mbi Serbinë

Ambasadori rus kërkon të mos ushtrohet presion mbi Serbinë

Ambasadori rus Alexander Chepurin ka thënë sot se Serbia duhet, para se gjithash të marrë parasysh interesat e veta dhe se do të ishte më mirë që të mos ushtrohet presion mbi Serbinë lidhur me politikën e saj të jashtme dhe të mos ndërhyhet në interesat e popullit serb, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline. “Serbia ka […]

Ambasadori rus Alexander Chepurin ka thënë sot se Serbia duhet, para se gjithash të marrë parasysh interesat e veta dhe se do të ishte më mirë që të mos ushtrohet presion mbi Serbinë lidhur me politikën e saj të jashtme dhe të mos ndërhyhet në interesat e popullit serb, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Serbia ka qeverinë e vet dhe presidentin e saj, të zgjedhur nga populli serb dhe detyrimi i Presidentit është ta mbrojë atë, mbi të gjitha interesat e Serbisë. Ka shumë operatorë në botë dhe secili prej tyre ka interesat e veta, por kjo është detyra e udhëheqjes së vendit, siç e kuptojmë ne interesin e kombit dhe promovimin e agjendës vetëm kur ka nevojë populli serb”, ka thënë Chepurin.

Të ngjashme