Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, shprehu mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Serbisë karshi zhvillimeve në veri të Kosovës.
“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese”, tha ambasadori rus, raportojnë mediat serbe.
Bocan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhej situata.
Sipas tij, përgjegjësia për situatën në veri bie mbi institucionet e Kosovës.