Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës së Gjakovës dhe ambasadës shqiptare në Kosovë, konkretisht qeverisë së republikës së Shqipërisë.
Ata vlerësuar lartë lidhjen tradicionale dhe bashkëpunimin në mes të Gjakovës dhe popullit të shtetit shqiptar, ndërsa janë zotuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, madje edhe duke e rritur dukshëm intensitetin.
Kryetari Gjini dhe ambasadori Minxhozi janë akorduar që Gjakova të vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët e Shqipërisë, konkretisht ata që vijnë nga rajonet e Tropojës dhe Hasit, ndërsa po ashtu është akorduar që Gjakova dhe Shqipëria të vazhdojnë projektet e përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, projekte këto që kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërkufitar.