Ambasadori spanjoll në Beograd: S’e njohim Kosovën dhe kjo s’do të ndryshojë

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën e pavarur dhe se kjo nuk do të ndryshojë.

“Është politika zyrtare e shtetit, e cila nuk ndryshon në raport me partinë politike ose partitë që do të ishin në pushtet në një moment të caktuar”, tha ai për Kuririn serb dhe shtoi se një qëndrim i tillë nuk do të ndryshojë edhe nëse Madridi zyrtar hap zyrën në Prishtinë.

Sipas tij, se Spanja gjithmonë ka mbështetur respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe bëri thirrje për përmbushjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, e cila, për mendimin e tij, duhet të jetë baza për negociatat aktuale midis Prishtinës dhe Beogradit.

Të ngjashme