Ambasadori Szunyog në veri: Situata është e ndërlikuar dhe e paqëndrueshme

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të enjten vizitoi veriun e Kosovës.Szunyog pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë.

Kosovës, theksohet se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje

“Ndërsa situata në veri është e ndërlikuar, është e qartë për të gjithë se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Megjithëse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE,këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve”, ka thënë Szunyog

Të ngjashme