U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde.
Në takim, Ambasadori Rohde e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.
Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve.
U.d. presidentja e falënderoi Ambasadorin Gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe për mbështetjen e të gjitha proceseve të cilat janë të rëndësishme në rrugëtimin e shtetndërtimit të vendit.