Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë.
Kim ka shkruan se kapja e drogës ditën e djeshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA-ve.
Diplomatja amerikane tha se në aksion kanë luajtur rol të madh edhe Agjencia Federale e Anti-Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), si dhe Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri të njohur (SPAK).