Ambasadorja e Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku është takuar me të bijën e presidentit Amerikan, Ivanka Trump.
Ambasadorja ka qenë e pranishme në një mbledhje me shumë ambasadorë të tjerë nga e mbarë bota në Washington DC.
Ambasadorja në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar:
“Ishte nder për mua që të ndaj me Ivanka Trump e kolegët e mi ambasadorët e akredituar në Washington DC, punën fantastike që USAID e MCC janë duke e bërë për të fuqizuar gruan dhe duke shtyrë pjesëmarrjen e grave në ekonominë e Kosovës”.