Çështja e dinarit, Çitaku: Në vend se me aleatët, institucionet po koordinohen me Beogradin

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit se përfaqësues të BQK-së, do të marrin pjesë në takimin e nesërmn në Bruksel, ku pritet të diskutohet për dinarin.

Në përgjigje për Dukagjinin, BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë për angazhim për t’u takuar edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).

Sipas Çitakut, “në vend se të kordinohen me aleatët për çështjen e përdorimit të valutave të huaja në Kosovë, tani institucionet tona paskan shprehur gatishmëri të koordinohen me Beogradin në Bruksel”.

“Gjenial jeni për besë. Sovranë dhe krenarë”, ka përfunduar me ironi ajo.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë se Kosova dhe Serbia e kanë konfirmuar se do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim.

Ajo, gjithashtu, ka thënë se takimi do të zhvillohet në “formatin e zakonshëm të dialogut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme