Deklarata e presidentit turk, Erdogan, se Ramush Haradinaj do të jap llogari pas shkarkimeve për deportimin e gjashtë shtetasve turq, kanë nxitur reagime të mëdha.
Së fundmi kjo është komentuar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ajo në facebook ka shkruar se Parlamenti dhe qytetarët e zgjedhin kryeministrin.
“Parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin. #KryeministriiKosovës #RamushHaradinaj. #Kosova #EU #USA”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe Erdogan kërkoi nga kosovarët që të protestojnë kundër Haradinajt.