Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv dje vizitoj Komunën e Gjakovës ku pati takim me kryetarin e kësaj komune. Ardian Gjini. Ajo shprehu dëshirën që gjithashtu të vizitoj edhe ambientet e fabrikës të shpuzës dhe dyshekëve Comodita, ku u priten nga menaxhmenti i kompanisë. 

Në këtë vizitë Ambasadorja Tammy Ziv, u ndje e befasuar me atë çfarë pa në këtë fabrikë. Ajo u njoftua nga menaxhmenti rreth sukseseve në eksport dhe gamën e gjërë të produkteve që disponon Comodita. Po ashtu ajo kishte komente pozitive edhe rreth mënyres se si funksionon Comodita, duke filluar nga prodhimi i produkteve inovative, rregulli, pastërtia dhe numrin e madh të grave të punësuara, që e bën Comoditën si kompani lidere e cila kontribuon në fuqizimin e gruas në shoqëri. 

Në takim u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me bizneset nga Izraeli, ku mund të shkëmbehen përvoja nga të cilat mund të përfitojnë palët, duke e ditur që Comodita tashmë veç se është prezent në tregun Izraelit me produktet e saj. 

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi konkret mund të vendoset përderisa ekziston disponimi i mirë dhe interesi i dyanshëm. 

Të ngjashme