Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren e sapoemëruar holandeze Carin Lobbezoo. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Holandës si dhe situatën në të dy vendet që përballen me këtë pandemi.
Kryetarja Osmani ka thënë se Kuvendi përpos me miratimin e ligjeve, po merret edhe me çështje që lidhen direkt me jetën e qytetarëve, siç është: shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.
Ambasadorja Lobbezoo, e përgëzoi kryetaren Osmani për votimin unanim të Konventës së Stambollit, posaçërisht mbështetjen nga partitë opozitare dhe ato të komuniteteve pakicë.
Kurse Zonja Osmani ka thënë se me këtë Konventë, fuqizohet baza ligjore me të cilën mbrohen të drejtat e grave në shumë aspekte.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Holandës dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve si dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, theksoi se nevojitet konsistencë në platformat politike që u prezantohen qytetarëve.