Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ka paraqitur prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka kërkuar që të formohet qeveria e Kosovës sa më shpejtë në mënyrë që të adresohen prioritetet që ndikojnë në avancimin drejt integrimit në BE.
Barišić tha se Zagrebi zyrtar ka vullnet të qojë përpara proceset prioritare të Kosovës, por që nuk ka përmendur liberalizimin e vizave.
“Kosova ka një përqindje të lartë të të rinjve që është avantazh i madh. Ata tregojnë përqindje të madhe për anëtarësim në BE. Qytetarët dëshirojnë të jetojnë në një shtet të rregulluar ne prosperitet ku respektohet sundimi i ligjit dhe respektohen të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të formohet qeveria sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme”, tha ajo.
“Kosova është kandidat potencial kështu që ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të menjëhershme të marrëdhënieve dhe ju siguroj se ekziston një vullnet i fortë në Zagreb për të përparuar. Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i marrëdhënieve fqinjësore është i rëndësishëm”, tha ajo.
Barišić ka bërë të ditur programin presidencial si dhe detyrat kryesore politike, zgjerimin, kornizën financiare dhe ardhmërinë e Evropës.
“Programi Presidencës kroate është i ndarë në katër fusha prioritare: një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidh, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim. Përveç këtyre katër shtyllave në rendin e ditës ekzistojnë edhe disa detyra kryesore politike, përkatësisht: Korniza Financiare Shumëvjeçare, zgjerimi, konferenca për Ardhmërinë e Evropës dhe marrehëniet e reja me Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ajo.
Ambasadorja kroate në Kosovë ka përmendur objektivat kryesore të cilat synon Kroacia t’i arrijë përgjatë gjashtëmujorit të mandatit.
“Tek Evropa në zhvillim, objektivi kryesor është të siguroj një zhvillim te ekuilibruar, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të Bashkimit, i cili merr parasysh specifikat dhe nevojat e ë gjitha shteteve anëtare, si dhe të gjitha rajoneve brenda shteteve anëtare. Ne di ta mbrojmë një treg të fuqishëm të vetëm, duke rritur konkurrencën e Bashkimit përmes kohezionit dhe konvergjencës, përmirësuar të digjitalizimit, investimit në inovacion dhe hulumtim, dhe zhvillimin e aftësive për punë dhe profesionet e të ardhmes. Vetëm së bashku mund të punojmë për të arritur neutralitetin e klimës në BE deri ne vitin 2050”.
“Evropa që lidh ne do të promovojmë nisma që kontribuojnë në transport, energji dhe lidhje digjitale për të arritur një kohezion më të mirë midis shteteve anëtare. Ne gjithashtu do të promovojmë politika që bashkojnë qytetarët e Bashkimit, vecanërishtë përmes sportit, kulturës dhe arsimit. Evropa që mbron ashtë përparësia e tretë e përqendruar në krijimin e një mjedisi paqeje për qytetarët e BE-se, forcimin e sigurisë se brendshme dhe mbrojtjen efektive të kufijve jashtëm të BE-së”
Prioriteti i katërt një Evropë me ndikim e sheh Evropën si një udhëheqëse globale dhe një partner te fortë për fqinjët e saj.
“Ne e shohim Samitin e BE – Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb ne maj 2020 si një mundësi unike për të krijuar një plan politik strategjik afatgjatë dhe ne e konsiderojmë politiken e zgjerimit si një garanci të përparimit dhe stabilitetit në Evropën Juglindore”, ka thënë ajo.