Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilim Kiliç.
Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.