Bajgora: Ambasadorja ka lëndime serioze, por jashtë rrezikut

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 21:31 | Nga Norë Kelmendi

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, e cila është përfshirë në një aksident në rrugë Prishtinë-Gjilan, ka marrëndime serioze, ka thënë mjeku që po e trajton atë.

Shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Avdush Bajgora, konfirmoi për Ekonomia Online se ai po e përcjell gjendjen e ambasadores.

“Nuk jam i informuar për të aksidentuarit e tjerë pasi e kam përcjellë gjendjen vetëm të ambasadores Kiliç. Ambasadorja ka lëndime serioze, po është jashtë rrezikut për jetë”.

“Ajo ende është duke u trajtuar në QKUK”, tha Bajgora, nëpërmes telefonit.

Ai ka shpjeguar se pas diagnostikimit tomografik, është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri.

LEXO EDHE:

Myftiu Tërnava viziton ambasadoren Kiliç, thotë se ajo është mirë (Video)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme