Sipas një komunikate të komunës thuhet se Demaku është fokusuar kryesisht në investimet në biznes dhe bujqësi, ku ka njoftuar zonjen Kiliç për funksionimin e Parkut të Biznesit dhe mundësit që ofron ajo zonë ekonomike për tërheqjen e investitorëve, si dhe hapësirën përballë Parkut të Biznesit, ku ka theksuar se është një vend shumë i favorshëm për hapjen e biznesve të reja në atë zonë, po ashtu ka njoftuar se Drenasi ka shumicën e tokave bujqësore nën sistemin e ujitjes.
“Demaku ka kërkuar nga ambasadorja turke në Kosovë, që të njoftojë bizneset turke për mundësit që ofron Komuna e Drenasit dhe të vijnë për të investuar, ndërsa ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për përkrahjen që i ka dhënë organiztës Qendra për Promovimine të Drejtave të Grave në Drenas”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, Ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç ka falënderuar kryetarin Demaku për pritjen dhe ka thënë se do të njoftoj bizneset turke përmes konsullit për këshilla biznesore që të vijnë në Drenas dhe të investojnë në fushat e ndryshme.