Ambasadorja Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në instagram ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.
Ajo shkruan se “asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, duke iu referuar kështu edhe motit të keq që kishte përfshirë qytetin bregdetar sot.
“Asgjë nuk mundi ta ndalojë 🇺🇸 që të mbronte pavarësinë e 🇦🇱 njëqind vjet më parë.
Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”