Glauk Konjufca: 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit.

Konjufca ka shkruar se sot 28 nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

“Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i plotë:

Të ngjashme