Ambasadori gjerman: Do të mbështesim Kosovën në punësimin e të rinjve

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:50 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

GIZ Kosova ka dorëzuar pajisje për saldim të teknologjisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Gjatë kësaj ngjarjeje, ambasadori Jörn Rohde tha se përkrahja e Gjermanisë në këtë sektor do të vazhdojë me qëllim që të punësohen të rinjtë kosovarë, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ambasadori gjerman Rohde tha se digjitalizimi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“E kuptova prapë se digjitalizimi është i nevojshëm. Dhe për të qenë më një hap me tregun është mëse e nevojshme. Unë jamë i lumtur për këtë bashkëpunim. Gjermania është partneri më i madh ne jemi donatorët më të mëdhenj të Kosovës. Më vjen mirë që GIZ ka kontribuar për Kosovën dhe është partner i saj për një kohë të gjatë. Besoj që është e rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin që të punësojmë të rinjtë”, tha ai.

Ndërsa dekani në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, tha se këto makineri të pranuara si donacion do të ndihmojnë në trajnimin e studentëve.

Po ashtu, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha se këto makineri do të ndihmojnë në trajnimin e personave në nivel nacional.

Në anën tjetër, menaxheri i projektit GIZ, Klaus Bader Labarre, tha se kanë punuar në shume projekte që ndihmojnë në rritjen e punësimin të rinjve dhe ky donacion do të ndihmojë në përmirësimin e kualitetit të Fakultetit të Inxhinierisë.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme