Ambientalistët i ankohen Haradinajt: Ligji për Mjedisin i mangët dhe nuk po zbatohet

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 13:50 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësues nga Lëvizja Mjedisore “Lets do it Kosova”, të prirë nga koordinatori Luan Hasanaj.

Ata e uruan përzemërsisht Kryeministrin për përgjegjësitë e reja. Ambientalistët thanë se Ligji për Mjedisin përpos që është shumë i mangët, ai nuk zbatohet plotësisht dhe se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik nga institucionet për përkrahje individëve dhe grupeve që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit.

Kryeministri Haradinaj iu premtoi atyre mbështetje të plotë, duke u zotuar se me vendosmëri do të vazhdojë partneritetin me ambientalistët kosovarë duke gjetur mënyrat më efikase për bashkëpunim në funksion të mbrojtjes së ambientit.

Kryeministri premtoi ndryshime të mëdha pozitive në fushën e mjedisit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme